Deputtei i Partise Demokratike Bledion Nallbati është paraqitur në orët e para të kësaj të hëne në Prokurorinë e Posaçme.

Ndërsa nuk është e qartë arsyeja e thirrjes së tij në SPAK, kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që Nallbati bëhet subjekt i hetimeve në SPAK.

Reklame

Ai u përfshi në hetime pas sherrit në sallën e seancave plenare me deputetin socialist Vullnet Sinaj, të cilin e sulmoi me grushte.

Po ashtu, Bledion Nallbati u përfshi edhe në një përplasje me një shofer kamioni në rrugë gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet e 11 majit në Korçë.Deputeti demokrat Bledion Nallbati po merret në pyetje nga prokurori Vladimir Mara, i cili ka drejtuar Task-forcën në qarkun Korçë për zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025.

Pas daljes nga SPAK Nallbati u shpreh se, : “Une jam Bledioni jo Belinda. Fillimisht erdha te shoh si jane kushtet per ate qe do te vije pas meje, ndersa une erdha si person ne dijeni per konfliktin ne Korces dhe jo si person nen hetim”.

Reklame