Kuvendi i Shqipërisë zhvillon sot një seancë plenare ku do të dëgjohen raportimet vjetore të institucioneve të drejtësisë dhe atyre të pavarura.

Në seancë do të marrë pjesë edhe drejtuesi i SPAK, Altin Dumani, i cili do t’u përgjigjet pyetjeve të deputetëve lidhur me punën dhe rezultatet e Prokurorisë së Posaçme gjatë vitit të fundit.
Kjo pritet të jetë përballja e parë publike në sallën e Kuvendit mes kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, dhe drejtuesit të SPAK-ut.

Reklame

Partia Demokratike ka njoftuar se deputetët e saj do të parashtrojnë vetë pyetjet për drejtuesit e institucioneve, sipas rregullores parlamentare, duke kundërshtuar mënyrën e seancës së kaluar, kur kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, nuk lejoi leximin e pyetjeve në sallë.

Gjatë seancës së sotme pritet të raportojnë gjithashtu:

Prokurori i Përgjithshëm,

Inspektori i Lartë i Drejtësisë,

Këshilli i Lartë i Prokurorisë,dhe Këshilli i Lartë Gjyqësor.

Në rend dite është gjithashtu votimi për ngritjen e komisioneve të reformës territoriale dhe zgjedhore, për të cilat është arritur marrëveshje mes mazhorancës dhe opozitës që të kenë përbërje me numër të barabartë anëtarësh.

Reklame