Në nisjen e seancës së sotme, Kuvendi i Shqipërisë miratoi ngritjen e Komisioneve të Posaçme për Reformën Zgjedhore dhe Territoriale. Deputetët votuan me shumicë të plotë për krijimin e këtyre komisioneve, duke siguruar kështu një hap të rëndësishëm për proceset reformuese të vendit.

Për Komisionin e Reformës Zgjedhore u regjistruan 113 vota pro, 3 kundër, dhe asnjë abstenim, ndërsa për Komisionin e Reformës Territoriale votuan 115 deputetë pro, 3 kundër, dhe gjithashtu asnjë abstenim.

Reklame

Këto komisione do të kenë detyrën e rishikimit dhe përmirësimit të sistemit zgjedhor dhe të ndarjes territoriale, procese që kanë kohë që kërkojnë reforma të thella për të rritur efikasitetin dhe transparencën e institucioneve të shtetit.

Kuvendi i Shqipërisë do të vazhdojë me diskutimet dhe miratimin e mëtejshëm të legjislacioneve që lidhen me këto reforma, në përpjekje për të garantuar një sistem zgjedhor dhe territorial më të qëndrueshëm dhe funksional.

Reklame