Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj ka reaguar ashpër ndaj kreut të SPAK-ut, Altin Dumani, pas deklaratave të këtij të fundit në Kuvend.
Në një prononcim për mediat, Ahmetaj tha se ai nuk ka asnjë lidhje me çështjen e inceneratorëve dhe akuzoi Dumanin për selektivitet në hetime.“Unë s’kam asnjë firmë te inceneratorët. Pse nuk merret ky me McGonigal? ‘Jemi duke hetuar’, po pse shqiptarët janë budallenj?”, tha Ahmetaj me tone ironike.
Ai shtoi më tej se i “sugjeron” kreut të SPAK të përgatisë veten për drejtësinë:“Unë i sugjeroj Dumanit që të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë, kur të akuzohet për shpërdorim detyre.”
Deklaratat e Ahmetajt vijnë në një kohë kur ndaj tij vijon procesi gjyqësor për aferën e inceneratorëve, ndërsa ish-zv.kryeministri ndodhet jashtë vendit prej më shumë se një viti.








