Një 30-vjeçar është arrestuar në Himarë pas një periudhe kërkimi nga Policia, me akuzën për “mashtrim”. Sipas burimeve, autori i dyshuar, i identifikuar si A. K., u kap nga shërbimet e Policisë së Himarës në bashkëpunim me specialistët e Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë.
Ngjarja ka ndodhur në muajin shtator të këtij viti, kur 30-vjeçari ka marrë një makinë me qira nga një shtetas, por nuk ka paguar tarifën e përdorimit të mjetit. Pas hetimeve të kryera nga autoritetet, u konstatua se A. K. kishte mashtruar personin që i kishte dhënë mjetin në përdorim, duke i shkaktuar dëme financiare.
Policia ka njoftuar se janë duke vijuar hetimet për këtë rast, në përpjekje për të sqaruar detajet e ngjarjes dhe për të marrë një vendim final mbi veprën penale të “Mashtrimit”.








