Advertisement
Një 29-vjeçar i dënuar në Austri me 5 vjet burg për trafikim të lëndëve narkotike është ekstraduar nga Shqipëria drejt këtij shteti.
Si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet specialistëve të Drejtorisë së Interpol Tiranës dhe autoriteteve homologe austriake, u finalizua procedura e ekstradimit të shtetasit Mondi Gitlan, 29 vjeç, me banim në Maqedoninë e Veriut.
Reklame
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Vjenës, në maj të vitit 2025, e kishte dënuar me 5 vjet burgim për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”.
Autoritetet shqiptare bënë të ditur se pas përfundimit të procedurave ligjore, Gitlan u dorëzua sot autoriteteve austriake për vuajtjen e dënimit.
Reklame














