Fluks i shtuar në Kakavijë pas festimeve të Pashkës, emigrantët kthehen në Greqi

Pas përfundimit të Pashkës në vendlindje bashkatdhetarët tanë që jetojnë dhe punojnë në Greqi kanë nisur kthimin për në shtetin fqinj.

Gjatë ditës së hënë në sportelet e daljes në doganën e Kakavijes është regjistruar fluks në rritje i këmbësorëve dhe automjeteve që udhëtojnë në drejtim të Greqisë.

Sipas Policisë Kufitare në këtë doganë, janë regjistruar 4.562 shtetas në hyrje-dalje, nga të cilët 2.241 në hyrje dhe 2.321 në dalje, si dhe 1.554 mjete në hyrje – dalje, nga të cilat 730 në hyrje dhe 824 në dalje.

Për evitimin e radhëve të pritjes në kufi Policia Kufitare po punon me 4 sportele në hyrje 3 në dalje në bazë të fluksit të lëvizjes në kufi, ndërsa nuk janë konstatuar radhë pritje në sportelet e kontrollit të dokumentave.

Fluksi i lëvizjes në doganën e Kakavijes pritet të regjistrohet përgjatë gjithë kësaj jave ndërsa bashkëatdhetarët tanë rikthehen në shtetin grek.

Exit mobile version