Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të premte në bregdetin e Tales, në Lezhë, ku dy vajza të mitura kanë humbur jetën pasi dyshohet se janë mbytur në det.

Sipas informacioneve paraprake, viktimat janë të moshave 11 dhe 13 vjeçe. Dyshohet se ato janë futur në ujë në një sektor plazhi publik, i cili nuk administrohej nga operatorë privatë dhe nuk ishte nën menaxhim të strukturave përgjegjëse.

Reklame

Trupat e pajetë janë nxjerrë nga deti dhe janë transportuar drejt morgut të Spitalit Rajonal të Lezhës, ku do t’u nënshtrohen procedurave përkatëse mjeko-ligjore.

Në vendngjarje ndodhen forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po kryejnë veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të tragjedisë.

Autoritetet pritet të japin më shumë detaje pas përfundimit të hetimeve paraprake.

Reklame