VARSHAVË – Kombëtarja shqiptare ka kaluar në avantazh ndaj Polonisë falë një aksioni spektakolar të Arbër Hoxhës, i cili tund rrjetën dhe ndez festën kuqezi!

🔥 Gol me klas: shmang portierin dhe shënon

Hoxha realizoi një gol të bukur, duke dribluar portierin polak dhe duke e dërguar topin në rrjetë me qetësi maksimale. Një moment brilant që i jep epërsinë Shqipërisë në transfertën e vështirë.

Reklame

🇦🇱 Shqipëria në avantazh

Aktualisht rezultati është:
👉 Poloni 0-1 Shqipëri

Kuqezinjtë marrin kontrollin e ndeshjes dhe japin sinjale të forta në një përballje shumë të rëndësishme.

Reklame