Gjatë foltores së sotme para Kryeministrisë, kreu i PD Sali Berisha zbuloi se, protesta e radhës e Opozitës, e planifikuar për datën 12 mars, do të zhvillohet në orën 10:00.

Ai beri thirrje për të gjithë shqiptarët që të mblidhen para Parlamentit, ku brenda tij në atë moment do të jetë seanca ku do të votohet për heqjen e imunitetit të ish-zv/kryeministres Belinda Balluku, për të cilin mazhoranca vendosi ditën e sotme, gjatë një mbledhje të grupit parlamentar, të mos e japë.

“Më 12 mars të gjithë shqiptarët para Parlamentit, është dita e përmbysjes së madhe të narkoregjimit. Në orën 10 e gjithë Shqipëria te Parlamenti”, u shpreh Berisha.

Reklame

Berisha u bëri thirrje edhe të rinjve të dalin në shesh pasi sipas tij, sot Shqipëria ka nevojë më shumë se kurrë për guximin dhe energjinë e tyre.

“Vendi juaj, të dashur studente dhe studentë, gjimnaziste dhe gjimnaziste, të rinj dhe të reja kudo që ndodheni, sot ka nevojë më shumë se kurrë për guximin dhe energjinë tuaj. Ai kërkon guximin dhe energjinë tuaj para së gjithash për ju të dashur të rinj. Para së gjithash për të ardhmen tuaj. Para së gjithash që ju të jeni banorët e këtij vendi, që ju të ndërtoni këtu ëndrrën tuaj, që Shqipëria të jetë Shqipëria e ëndrrave tuaja dhe jo të merrni rrugët e botës me ëndrrën tuaj pas krahu për t’u degdisur. Kjo është arsyeja pse Shqipëria u fton ju, pse ka nevojë për guximin dhe energjinë tuaj. Ndaj dhe harroni të gjitha pasojat që mund të kenë prindërit nga puna apo papuna, ngrihuni fuqishëm sepse çdo ditë e më shumë privacionet do shtohen. Dilni në shesh. Të dalim në ballë.

Mos harroni të dashur të rinj dhe të reja, sot vendi juaj për herë të parë në histori, kreu i qeverisë së këtij vendi del në tregun e basteve, a do bjerë apo nuk do bjerë në vitin 2026 kreu i organizatës kriminale Edi Rama. Nuk ka ndodhur kurrë me ndonjë qeveri. Duhet ta fshini një minutë e më parë. Javët nuk duhet t’ia zgjasim këtij horri, këtij krimineli, këtij hajduti që nuk ka asgjë të përbashkët me zyrtarin, nuk ka asgjë të përbashkët me qytetarin, nuk ka asgjë të përbashkët me njeriun me dinjitet, por është një kriminel”, tha ndër të tjera kreu i PD-së.

Reklame