Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar rreth orës 18:50 në aksin rrugor Lushnjë–Berat, në afërsi të fshatit Fier-Shegan.
Sipas informacioneve paraprake të policisë, një automjet tip “Benz”, me targa AB 929 MT, ka përplasur një këmbësor, i cili po tentonte të kalonte rrugën. Viktima është identifikuar si Enver Pepa, 59 vjeç, banor i fshatit Fier-Shegan.
I plagosur rëndë, 59-vjeçari u transportua me urgjencë nga ambulanca në spitalin e Lushnjës, por nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë.
Drejtuesi i automjetit, Orgest Kasa, 35 vjeç, gjithashtu banor i zonës, është shoqëruar dhe më pas ndaluar nga Policia e Qarkullimit për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.













